Tirana – Flamurtari 0-0/ Pikë shprese për vlonjatët, bardheblutë shenja krize

0
SHPËRNDAJE

Tirana – Flamurtari 0-0

Tirana: Ed.Bakaj, Smajli, Karan, Teqja, Hoxhallari, Karabeci, Malaj, Lika, Kërçiku, Muzaka, Fukui. Trajner: Ilir Daja

Flamurtari: Lika, Marku, Pashaj, Lacoste, Idrizaj, Nicolini, Telushi, Lushtaku, Hoxha, Da Silva, Alvesh. Trajner: Zekeria Ramadani


 

imageSuperiorja/ Tirana dhe Flamurtari kanë zhvilluar një pjesë të parë të vakët në “Selman Stermasi”. Të dy skuadrave i ka munguar në 45′ minutat e para forca shtytëse në sulm teksa portierët respektivë nuk janë impenjuar shumë. Trajnerët, Daja dhe Ramadani duket se i kanë udhëzuar skuadrat që drejtojnë që më tepër të mendojnë për të mos pësuar se sa për të shënuar. Loja u përqëndrua në mesfushë teksa rastet kanë qenë me pikatore, por edhe në çastet kur ekipet zbrisnin me shpejtësi drejt portës kundërshtare, finalizimet linin për të dëshiruar. Bardheblutë e Dajës ishin disi më superiorë në kontrollin e topit duke e qarkulluar më shumë atë. Ndërkohë që vlonjatët përpiqen me anë të kundërsulmit të reagojnë, nuk arrijnë të jenë të frikshëm. Me rrjeta të paprekura do të mbyllej pjesa e parë, loja e së cilës ishte nën ritmin e duhur.

Fraksioni i dytë i lojës nis më mirë për vlonjatët që janë më të rrezikshëm. Ai që tenton drejt portës së bardhebluve është Yll Hoxha por tentativat e tij nuk përfundojnë në rrjetë. Ndërkohë Tirana duket e pafuqishme në këtë ndeshje duke, kjo ndoshta edhe për faktin se në shkallët e stadiumit i mungonin tifozët e saj më të zjarrtë, grupimi i njohur si “Tirona Fanatics”. Me kalimin e minutave loja përqëndrohet më së shumti në mesfushë duke bërë që skuadrat të mendojnë vetëm për kundërsulmin. Loja përqëndrohet në mesfushë teksa rastet vazhdojnë të mungojnë. Me shifrat 0-0 do të mbyllej kjo sfidë dhe të dyja skuadrat kanë ndarë nga një pikë që më shumë i shkon përshtat Flamurtarit që del nga zona e ftohtë por jo nga rreziku. Ndërkohë Tirana vazhdon të zhgënjejë ku e vetmja gjë e bukur sot ishte protesta e tifozëve ndaj drejtuesve të skuadrës para fillimit të takimit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.