Tirana, flet trajneri Josa

0
SHPËRNDAJE

Edhe pse Tirana është një prej skuadrave që ka bindur më së tepërmi me lojë, Mirel Josa kërkon të injektojë mentalitetin e kampionit, duke pretenduar gjithmonë e më tepër. I kujdesshëm në deklarata përpara sfidës me Laçin, drejtuesi i stolit bardheblu kërkon që hapat të hidhen me radhë, ku fillimisht 24 herë kampionët duhet të përqendrohen te marrja e pikëve të plota, e më pas të mendohet për spektaklin.josa

Mirel Josa

Kjo ndeshja ka vlera të njëjta me të gjitha takimet që kemi zhvilluar ose do të zhvillojmë. Do të mendojmë fillimisht për pikët dhe më pas për lojën e bukur. Fitorja e ndeshjes është domethënëse, sepse Laçi është një kundërshtar që i ka shkaktuar mjaft probleme skuadrave kryesuese. Nuk duhet të shohim klasifikimin, kundërshtari duhet respektuar. Mund të kesh diferenca në emër, por diferenca e vërtetë duhet parë në skuadër.

Synimi është që skuadra të kthehet në nivelet kku i takon, duke nisur me objektivin minimal për tu kthyer në kupat e Europës është i qartë. Por, që kjo të arrihet, duhet punuar dhe menduar javë pas jave.tirana2-1024x744

Mirel Josa

Tirana ka për objektiv ti fitojë të gjitha ndeshjet. Tirana nuk hyn në ndeshje për të barazuar apo për të humbur. Është normale që ne të kemi një tjetër lloj kërkese, apo edhe juve ndaj nesh, që skuadra të fitojë. Nëse fiton Tirana, unë mendoj për qetësinë një javore të ekipit.

Gjashtë vjet e gjysmë pa humbje përballë Laçit në kryeqytet nuk do të thonë asgjë për Mirel Josën, i cili kërkon personalitet nga lojtarët që përfaqësojnë ngjyrat bbardheblu, por pa u trembur nga presioni i rezultateve.

Mirel Josa

Unë në futboll nuk eci apak me histori. Një skuadër si Tirana ka histori shumë të madhe, por ka një periudhë tepër të gjatë që nuk del në kupat e Europës. Ajo fanellë do njerëz që ta veshin, do prestigj dhe personalitet. I njohim kërkesat që ka tifozeria dhe jemi përpara një përgjegjësie shumë të madhe. Por, kjo situatë nuk na step. Duhet të jemi të qetë në punën tonë, sepse po luajte futboll me presion, edhe ato gjëra që i di rrezikon ti humbasësh.

/Supersport.al

S'KA KOMENTE

Comments are closed.