Tirana, “fuçi baruti”

0
SHPËRNDAJE

Gazeta e përditshme Sport Ekspres raporton se sulmuesi Gilberto Fortunato ka debatuar me trajnerin dhe ka lënë stërvitjen. Ky është sinjali i qartë se “ujërat” në kampin bardheblu nuk janë të qeta. Tashmë Tirana është kthyer në një “fuçi baruti” e cila ka shpërthyer, por tashmë po kërkohet të gjindet fajtori. Në plan të parë fajtor për rezultatet duhet të jetë trajneri, pasi siç ai ka deklaruar me gojën e tij, lojtarët janë zgjedhur nga ana e tij. Por duket se një “kokë turku” po bëhet në kampin e Tiranës. Gilberto Fortunato, është shpallur përgjegjës për humbjet, barazimet, por asnjeherë s’ka marrë merita për fitoret, si p.sh në ndeshjen kundër Tërbunit, kur goli i dytë dhe i fitores nga Masato erdhi pikërisht për meritën e brazilianit.auto_tirana1435328933

Gjithsesi, nuk mendojmë t’i mbajmë krahun njërës apo tjetrës pal, thjeshtë këto grindje, përplasje, acarime, nuk i shërbejnë situatës që po kalojnë 24 herë kampionët e Shqipërisë. Tirana duhet të shikoj përpara dhe të mendoj për ndeshjet e rradhës, ku edhe derbi po afron. Në fakt Gilberto nuk është shfaqur në formën e duhur, por nëse analizon, lojtari ka ardhur ditët e fundit të merkatos,. Asnjëri se di historin e fundit të tij, ku është stërvitur, cfarë forme ka pasur sezonin e fundit? Nëse këto të dhëna do të ishin të qarta s’do të kishte edhe aludime, mërzitje për formën e tij. Detyra e trajnerit është që ta rikthej në formë këtë lojtar, t’i marrë më të mirën e tij dhe jo ta nxjerrë nga “binarët”.

tiranaNdërkohë që një lajm tjetër negativ është mungesa e Gërcaliut në ndeshjet e rradhës, pas dëmimit që pësoi në sy në ndeshjen ndaj Skënderbeut, pas një përplasje me Latifin, mbrojtësi i majtë do të opërohet në Austri për të kaluar problemin e hasur.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.