Tirana gati dy goditje të bujshme në merkato

0
SHPËRNDAJE
Loading...

imageSuperiorja/ Pas largimeve që pësoi ditët e fundit, ekipini Tiranës është futur sërisht në merkato. Burime pranë sajtit tonë bëjnë të ditur se ekipi bardheblu është pranë rikthimit të sulmuesit brazilian Gilberto. Sulmi është reparti më problematik i kryeqytetasve, dhe tashmë trajneri Muça kërkon patjetër një bomber që t’i besojë repartin ofensiv. Gilberto është një njohje e vjetër e bardhebluve, duke parë që ai ishte pjesë e tyre para një sezoni teksa dha ndihmesën e tij në shpëtimin bardhebluve prej rënies nga kategoria. Fakti që ai është njohës i ambjentit bardheblu, është një nga arsyet që drejtuesit duan t’a rikthejnë në ekip për të “blinduar” sulmin.

imageGjithashtu një tjetër afrim duket se është gati të kryhet tek bardheblutë. Bëhet fjalë për mesfushorin Erjon Vucaj, i cili duket vetëm një hap larg transferimit tek ekipi i Tiranës, por ende ka hasur në një pengesë që ka të bëjë me kontratën që lojtari ka me Flamurtarin. Mesfushori shkodran e ka çuar çështjen në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve, dhe tani është në pritje të vendimit, e më pas mesfushori pritet të bashkohet me bardheblutë në stërvitje, ekip me të cilin ka arritur edhe një akord. Kujtojmë që sajti ynë “Minuta90.com” ka qënë i pari që e ka botuar lajmin për akordin mes Tiranës dhe mesfushorit shkodran.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.