Tirana / Halili negocion për uljen e borxhit ose pagim me këste

0
SHPËRNDAJE

Tirana / 10 milionë lekë i detyrohet klubi i Tiranës Metush Seferit, ish-presidentit bardhebluve në periudhën 1993-1998.

Gjithçka është e përcaktuar pas gjyqeve mes palëve dhe tashmë presidenti Halili kërkon t’i japë një zgjidhje kësaj situate, edhe pse ky borxh nuk i takon atij personalisht.

Sipas “Sport Ekspres”, ditën e djeshme numri një i klubit bardheblu ka pasur një takim me një të afërm të ish-presidentit Seferi dhe po negociohet për gjetjen e një marrëveshje.

Synimi është që shuma e borxhit të ulet disi dhe pagesa të bëhet me këste dhe tashmë pritet se si do të shkojnë bisedimet, që do të vijojnë deri në gjetjen e një marrëveshjeje.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.