Tirana / hyrja “gjysëm falas” për tifozët në sfidën deçizive ndaj Luftëtarit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Tirana po bën gjithçka për t’i joshur tifozët në stadium, pas vendimit të “Tirona Fanatics” për ta bojkotuar skuadrën e zemrës. “Divorci” ka kohë që ka nisur dhe është pasqyruar me praninë e paktë të mbështetësve bardheblu në ndeshjet e 24 herë kampionëve të vendit. Por, në kushtet kur skuadra rrezikon seriozisht mbijetesën në Superiore, kur pikët e plota në dy javët e fundit të kampionatit bëhen “jetë a vdekje”, klubi kërkon ndihmën e të ashtuquajturit “lojtari i 12-të”. Duke nisur që nesër, në sfidën ndaj Luftëtarit, në “Selman Stermasi”. Në një pjesë e sektorëve të këtij impianti sportiv hyrja do të jetë falas, çka bëhet me dije në njoftimin përkatës:

“Dalin nesër në shitje biletat për ndeshjen Tirana-Luftëtari, e cila do të luhet po nesër, në orën 17:30, në stadiumin “Selman Stermasi”. Hyrja me biletë është e vlefshme vetëm për sektorët A/B/C/H, ndërsa hyrja në tribunën karshi, D/E/F/G do të jetë e lirë. Klubi ka vendosur të mundësojë sërish hyrjen falas për të gjithë tifozët bardheblu në këto sektorë të stadiumit “Selman Stermasi”. Ejani në stadium, të përkrahim skuadrën në një ndeshje që duhet fituar me çdo kusht! Çmimet e biletave janë këto: tribuna A/B – 500 lekë, tribuna C – 300 lekë, tribuna H (tifozët miq) – 300 lekë.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.