Tirana, Ilir Daja u jep dorën lojtarëve të rinj

0
SHPËRNDAJE

imageSuperiorja/ Skuadra e Tiranës e ka rigjetur veten në drejtimin e trajnerit Ilir Daja. Pas një nisje të dobët të sezonit, tashmë skuadra bardheblu është rikthyer sërish kompetitive në kampionat. Veç kësaj tekniku i ri i 24 herë kampionëve ka vendosur që në këtë sezon t’i japë dorën edhe lojtarëve të rinj që vijnë nga akademia. Në ndeshjen ndaj Tërbuni Daja ka guxuar shumë teksa ka futur në fushë si zëvëndësues 2 lojtarë të rinj për të luajtur pak minuta përballë Tërbunit. Bëhet fjalë për Anxhelo Mumajesin dhe Grent Halilin, të cilët kanë luajtur edhe pse për pak minuta në fitoren e arritur në Pukë. imageTë dy këta lojtarë janë premtues për bardheblutë që tashmë kanë rikthyer vëmëndjen tek Akademia e tyre. 18-vjeçari Mumajesi është afruar në skuadër nga trajneri Ilir Daja që ka menduar t’ japë menjëherë pak hapësirë në fushën e lojës, ashtu si ka bërë edhe me 17-vjeçarin Grent Halili në këtë takim. Të dy futbollistët kanë luajtur ndaj Tërbunit si zëvëndësues ndërkohë që janë pjesë e planeve të trajnerit Daja për pjesën e dytë të sezonit.image Po ashtu në planet e trajnerit bardheblu janë edhe dy lojtarët e tjerë të talentuar Majkëll Peci që është pjesë e ekipit të parë apo dhe Fjoralb Deliaj që pritet të jenë emra të rëndësishëm për të ardhmen bardheblu.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.