Tirana investon për të ardhmen

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Tirana / Albi Doka, mbrojtësi i djathtë e Tiranës, pritet të firmosë sot një kontratë 3-vjeçare sipas “Panorama Sport”, duke bërë që bardheblutë të kenë për të ardhmen një tjetër talent në skuadrën e tyre.

Paraqitjet e deritanishme të mbrojtësit që ka ardhur të rinjtë e kanë bindur stafit, por edhe drejtuesit e klubit, që të nisin bisedimet, të cilat kishin kaluar në disa peripeci, siç e pranoi edhe trajneri Josa pas ndeshjes me Teutën në “Supersport”.

Tashmë është gjetur akordi dhe pritet që të firmoset kontrata që i lidh palët edhe për tre vite. Doka është një produkt i shkollës bardheblu dhe mund të quhet pa frikë një investim serioz i klubit, që të rinjtë këto dy sezone i ka pasur goxha në fokus.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.