Tirana, ja pse kanë ngrirë afrimet e Dushkut e Likës

0
SHPËRNDAJE

dushkuLika
Lika e Dushku kur luanin me Flamurtarin

Tirana varet nga fondi i bashkisë. Kjo është shkaku përse janë ngrirë tratativat me Erion Dushkun e Gilman Likën, që priteshin të zyrtarizoheshin si afrime këto ditë te bardheblutë. Burime nga brenda klubit 24 herë kampion, bëjnë me dije për “Minuta90” se kryetari i ri i bashkisë, Erion Veliaj, përderisa ka përqindje aksionesh, ka premtuar fond të fuqishëm. Kështu që te Tirana duket se presin atë. Gjë që ka bërë të mbeten pezull tratativat me dy lojtarët që pritet të jenë ndër përforcimet e fundit për skuadrën e Muçës.
Gjithashtu, përsa i takon Gilman Likës, veç lekëve që duhet t’i japë Tirana në dorë për lidhjen e kontratës së këtij sezoni, nevojiten edhe 20 mije euro që janë të prapambetura. Prandaj, thjesht për arsye financiare, gjërat duket se nuk kanë shkuar ashtu siç ishin paralajmëruar në një moment të parë. Mbetet të shihet sesi do të zhvillohen situtat në ditët në vazhdim.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.