Tirana / Josa mban sekret formacionin anti – Vllazni

0
SHPËRNDAJE
loading...


Superiorja / Tirana nuk do të ketë shumë mungesa për ndeshjen vendimtare të sezonit në Shkodër. Gjithsesi, trajneri Josa ka zhvilluar stërvitje me dyer të mbyllura dhe ka mbajtur sekret formacionin.

Do të luajnë vërtet Ndeshjen e Shekullit.
Jo për titull apo për Europë, pasi të tilla Tirana ka pasur pa fund, por për vetë mbijetesën.
Kurrë në historinë e klubit, që nga viti 1920 I themelimit e deri më sot, nuk ka pasur një përballje të tillë.
Vllaznia, kundërshtarja e saj në Shkodër, e ka provuar në vitet 50-të çdo të thotë të biesh nga kategoria.
Trajneri Mirel Josa është përpjekur të mbajë të fshehtë gjithçka, dhe ka mbajtur larg mediat, duke zhvilluar stërvitje me dyer të mbyllura gjatë gjithë javës në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Asnjëherë më parë, ai nuk është sjellë kështu, por në këtë sfidë nuk mund të rrezikonte.
Gjithsesi, mësohet se trajneri është I qetë për një gjë.
Mungesa nuk do të ketë me përjashtim të Gentian Muçës, që është dëmtuar prej muajit mars, dhe të Gilman Likës që ka refuzuar të luajë, pasi është marrë vesh me Josën dhe me presidentin Halili.
Edhe Asion Daja besohet se është në formën e duhur dhe madje pritet të jetë titullar në mesfushë, në krah të kapitenit Karabeci.
Pavarësisht se trajneri nuk ka lejuar gazetarë pranë ekipit dhe ka ngatërruar fanelat e titullarëve me ato të rezervave, sërish besohet se ai do të luajë me skemën e tij klasike, 4-3-3, me tre prej afrikanëve në fushë, Akuah, Edeh dhe Merveil.
Për të qenë gati për sfidën e fundjavës, Tirana ka udhëtuar tashmë drejt Shkodrës, ku do të shlodhet për të qenë në kushtet optimale për ndeshjen e jetës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.