Tirana ka oferta për 4 lojtarë. Drejtori Dajçi zbulon strategjinë e klubit

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Gerti Dajçi, drejtori administrativ i Tiranës, ishte i ftuar një ditë më parë në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH, ku konfirmoi ofertat për katër futbollistë të bardhebluve.

“Mervejl, Akua, Doka e Domgjoni kanë oferta konkrete dhe mund të largohen. Ne do të bëjmë të pamundurën të mbajmë 20% të kartonit për çdo lojtar që do të shesim. Kemi oferta, por nuk janë të kënaqshme nga ana financiare. Ne do të shohim ofertën më të mirë dhe më të leverdishme”, tha ndër të tjera Dajçi gjatë emisionin.

Më i kërkuari për momentin është Mervejl Ndokit, për të cilin LASK Linz dhe Goztepe kanë bërë oferta zyrtare në klubin e Tiranës, që pretendon të përfitojë të paktën 500 mijë euro nga shitja e tij.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU