Tirana, Kërçiku nuk ia del ndaj Partizanit, temperatura mban “peng” mesfushorin Lika

0
SHPËRNDAJE

Tirana ka vetëm tri mungesa zyrtre për derbin ndaj Partizanit. Erando Karabeci që tashmë ka dhe mbrojtësin Dorian Kërçiku.

Që të dy lojtarët dje ishin në “Skendër Halili”, por si vizitorë. Mbrojtësi i linjës së djathtë mori një goditje në kofshë ndaj Kukësit, prandaj me 99% të mundësive e humb këtë duel.

I veçuar nga grupi ishte edhe David Domgjoni. Qendërmbrojtësi zhvilloi vetëm disa vrapime i veçuar nga grupi, prandaj mund të thuhet se as ai nuk do të jetë gati për Partizanin.

Pezull mbetet situata e mesfushorit Gilman Lika. Lojtari u kthye dje në stërvitje, megjithatë gjendjen gripale duket se nuk e ka kaluar plotësisht.

Edhe pse u stërvit me ekpin, në momentin që u zhvilluan lojërat me top, shkodrani nuk u përfshi, por u fut në ambientet e brendshme të kompleksit stërvitor “Skënder Halili”. E paqartë është situata për Romuald Ntsitsigui, i cili bëri vetëm dy xhiro vrap dhe, më pas, u vesh për t’u larguar.

Ndërkaq, të rikuperuar plotësisht mund të konsiderohen Gentian Muça, Olsi Teqja, Reuben Acquah dhe Moise Nkounkou. Që të katërt i përballuan me sukses ngarkesat e djeshme, duke dëshmuar se do të jenë një forcë më shumë në ndeshjen e së hënës ndaj Partizanit. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.