Tirana kërkon të blindojë talentet e reja

0
SHPËRNDAJE

Tirana / Mbrojtësi 19-vjeçar i Tiranës, Albi Doka, , ka mundur të tregojë vlerat e tij me bardheblutë, duke i bindur drejtuesit për cilësitë e tij.

Kjo ka bërë që drejtuesit t’i bëjnë gati kontratën, e cila do të jetë 3-vjeçare.

Për momentin Doka ka kërkuar kohë të mendohet, pasi nuk dëshiron të nxitohet dhe të hedhë firmën që do e pengonte për të bërë ndonjë lëvizje tjetër, që prej tij mund të konsiderohet më e mirë.

Mbrojtësi këtë sezon është aktivizuar në shtatë ndeshje të kampionatit si titullar, ndërkohë që numëron edhe dy ndeshje në Kupë. Veç Dokës, edhe mbrojtësit Klinsman Cake  pritet t’i ofrohet një kontratë afatgjatë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.