Tirana, krizë dëmtimesh para Kukësit

0
SHPËRNDAJE

Masato Fukui në stërvitje
Masato Fukui në stërvitje

Superiorja/ Situata në ekipin e Tiranës nuk është aspak e mirë. Sikur të mos mjaftonin problemet që ekipi ka në rezultate, tashmë duhet të përballet edhe me ato që sjellin lojtarët. Një prej lojtarëve më të dalluar tek bardheblutë këtë sezon, Massato Fukui është në dyshim për t’u aktivizuar në ndeshjen ndaj Kukësit. Japonezi ka shfaqur disa probleme teksa është i dëmtuar në gju. Për sulmuesin bardheblu dyshohet se mund të jetë dëmtuar ligamenti, gjë që mund të jetë e rëndë pasi ligamentet duan kohë për t’u rekuperuar. Por ende nuk ka asgjë të saktë rreth dëmtimit të Fukuit teksa lojtari do t’i nënshtrohet rezonancës për të mësuar më tej rreth dëmtimit të tij.

Dritan Smajli
Dritan Smajli

Një tjetër lojtar që po shfaq probleme fizike është edhe Dejan Karan. Mbrojtësi serb ka ndjerë sërish kriza në shpinë dhe ka përfunduar në spital. Ende nuk dihet nëse Karan do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Kukësi që është vendimtare për Tiranën. Gjithashtu një tjetër çështje është edhe ajome mbrojtësi Dritan Smajli. Pas ndeshjes ndaj Vllaznisë trajneri Ilir Daja bëri disa kritika në drejtim të tij për formën e dobët të treguar ndaj shkodranëve. Për përballjen ndaj Kukësit ai mund të ulet në stol, por duke parë mungesat trajneri Daja mund t’a hedhë sërish në fushë pavarësisht kritikave.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.