Tirana – Kukësi 1-1/ Nuk ka fitues në “Selman Stermasi”

0
SHPËRNDAJE

Tirana – Kukësi 1-1

Shënues: Muzaka 19′, / Flores 52′

Tirana: Ed.Bakaj, Kërçiku, Teqja, Deliaj, Hoxhallari, Karabeci, Malaj, Peçi, Muzaka, Fukui, El.Bakaj. Trajner: Ilir Daja

Kukësi: Koliqi, Lladrovci, Malota, Shameri, Mici, Musolli, Hasani, Florea, Nika, Karioka, Emini. Trajner: Klodian Duro


 


Superiorja/ 
Nuk ka patur fitues në “Selman Stermasi” në ndeshjen mes Tiranës dhe Kukësit. Të dyja skuadrat rivale për një vend në Europë ndalën njëra tjetrën në një barazim 1-1. Padyshim ky rezultat i shkon më tepër në favor Kukësit që merr vendin e tretë në renditje pas humbjes së Teutës. Golit të Muzakës për Tiranën në minutën e 19′ i’u kundërpërgjigj Flores në minutën e 52′ duke bërë që ekipet të marrin të dyja nga 1 pikë.

imageNdeshja në “Selman Stermasi” nis e qet nga të dyja skuadrat që më tepër mundohet të ruajnë balancat në mesfushë. Vendasit e Tiranës janë të paqartë në fillim të takimit në lëvizjet sulmuese, ndërkohë Kukësi në minutën 7′ do të rrezikonte me anë të Eminit. Sulmuesi nga Tetova merr një top mjaft bukur në zonë duke shmangur dy mbrojtës bardheblu, por tentativa e tij grushtohet nga portieri Bakaj që e dërgon topin në goditje këndi. Ndeshja qetësohet sërish por në minutën e 19′ do të vinte edhe goli. Masaro Fukui i cili është lojtari më i mirë në fushë, shmang portierin Koliqi në afërsi të vijës fundore dhe fut një krosim në zonë për Muzakën i cili godet me kokë duke e dërguar topin në rrjetë. 1-0 dhe ka entuziazëm në tek bardheblutë. Kukësi mundohet të reagojë, por Tirana është e fortë në mbrojtje duke mos lejuar që asnjë top të shkojë drejt portës së Edvan Bakajt. Me këtë rezultat do të mbyllej edhe pjesa e parë.

Pjesa e dytë nis më e bukur se ajo e para teksa të dyja skuadrat hidhen në sulm. Kukësi do t’i afrohej më shumë golit pas disa ngulmimeve të shumta dhe do të arrinin t’a gjenin atë. Në minutën e 51′ portieri Bakaj gabon në një dalje duke i dhënë mundësi Eminit që të godasë drejt portës por gardiani i bardhebluve rekuperon gabimin e tij duke grushtuar topin që po shkonte drejt rrjetës. Në goditjen e këndit të rradhës do të vinte edhe goli i barazimit. Në minutën e 52′ Nika kroson në zonë dhe aty topi përfundon tek Flores i cili fare pranë portës nuk e ka të vështirë të shënojë. 1-1 dhe Kukësi merr zemër duke qenë më shumë i rrezikshëm. Vetëm pak minuta më pas është sërish braziliani Flores që shfaqet brënda në zonë, por dy goditjet e tij të njëpasnjëshme ndalen në fillim nga shtylla dhe më pas neutralizon portieri Bakaj. imageNdeshja fillon të bëhet akoma më shumë interesante teksa të dy trajnerët bëjnë lëvizje në ekipet e tyre. Tirana provon me anë të një goditje dënimi që ekzekutohet nga e Bakajt, por fluturon aty Koliqi që nuk lejon prekjen e rrjetës. Ndërkohë kundërpërgjigjet Kukësi që në minutën e 78′ ka një rast të artë me anë të Dvornekovic, por ky i fundit vonohet në tentativën e parë teksa në goditjen e dytë Argjend Malaj e largon topin nga vija fatale. Rezultati nuk do të ndryshonte deri në fund teksa të dyja skuadrat ndajnë nga një pikë që i shkon më shumë përshtat Kukësit që ngjitet në kuotën e 45 pikëve duke marrë vendin e tretë, ndërkohë që Tirana mbetet në vendin e 5-të me 4 pikë më pak.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.