Tirana- Kukësi, FSHF nxjerr në shitje biletat

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superkupa/ Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë tifozët dhe sportdashësit në lidhje me pjesëmarrjen në eventin që shënon fillimin e sezonit te ri Futbollistik. Ka filluar shitja e biletave për Superkupën e Shqipërisë 2017, Kukësi – Tirana, e cila do të zhvillohet në datën 06 shtator, ora 19.00, në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë.

Biletat mund të blihen në sportelin e biletarisë pranë stadiumit Selman Stërmasi (orari 09.00 – 17.00) ose në biletarinë online në faqen zyrtare te Federatës Shqiptare të Futbollit në linkun në vijim: https://bileta.fshf.org/biglietteria/listaEventiPub.do

Ju mirëpresim të shumtë në eventin që rindez sezonin e ri futbollistik!

KUKESI-TIRANA

Ndarja e tifozëve në stadium do të jetë:

Tifozeria e klubit “Tirana” në tribunat A1, A2 (600 lekë); H1, H2, G1 dhe G2 (300 lekë).
Tifozeria e klubit “Kukësi” në tribunat B1, B2 (600 lekë); C1, C2, D1 dhe D2 (300 lekë).

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU