Tirana llogarit edhe Karabeci për sfidën me Tërbunin

0
SHPËRNDAJE

Tirana po i jep dorën e fundit përgatitjet intensive për ndeshjen e parë të kampionatit përballë Tërbunit. Megjithëse axhenda zyrtare për këtë ndeshje që bardheblute do të luajnë në transfertë mbetet ende e papercaktuar, bardheblutë i kanë dhënë seriozitetin e duhur stërvitjeve gjatë të gjithë kësaj jave. Tirana është udhetuëse në këtë ndeshje, ashtu si edhe në javën e dytë të kampionatit, teksa pret që skuadra pukjane, në bashkëpunim me FSHF, të përcaktojë axhenden e takimit.

tirODeri tani dihet vetëm që do të luhet të dielën, në ora 17:00, por vendi ende s’është caktuaer. Skuadra nën drejtimin e trajnerit Shkëlqim Muça ka vijuar stërvitjen në “Skender Halili”, aty ku te gjithë futbollistet kanë qenë të gatshëm për teknikun. Madje, edhe Karabeci është bashkuar me skuadrën prej disa ditësh dhe po tregon një formë mjaft të mire. I diferencuar mbetet Muzaka, i cili po realizon një program special riaftësimi, për të qenë sa më shpejt në gatishmëri.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.