Tirana/ Lojtarët kërkuan rrogat, tani quhen “puçistët”

0
SHPËRNDAJE
Loading...

 

auto_tirana1435328933Padyshim futbollistët e Tiranës nuk janë sjellur në mënyrë profesionale duke organizuar punën e letrës surprizë në ditëlindjen e presidentit Refik Halili. Ku kërkonin rrogat e prapambetura. Ata mund të kërkonin një takim me drejtuesin më të lartë bardheblu për t’i shprehur kërkesat e tyre.

Ndërkohë që tashmë media apo klubi i kanë etiketuar “puçistët”. Duket një term i ekzagjëruar, pasi nëse ata kanë kërkuar djersën e tyre, pavarësisht se jo në mënyrën e duhur, s’mund të konsiderhen të tillë.

Gjithsesi, minuta90.com nuk kërkon të jetë pal me asnjërin krah, thjeshtë pozicionohet gjithnjë me të vertetët, ashtu siç edhe kemi bërë me dije më parë se veprimi i lojtarëve për letrën e postuar në klub nuk është mënyra e duhur dhe profesionale.

 

 

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.