Tirana luan vetëm 45 minuta, M. Tel Aviv e shpërfytyron në pjesën e dytë

0
SHPËRNDAJE

Nuk ka zgjatur më shumë se 2 ndeshje aventura e Tiranës në këtë sezon në Europa League. Bardheblutë u mposhtën edhe në ndeshjen e dytë nga M. Tel Aviv me rezultatin 0-3, duke u eliminuar me shifrat e përgjithshme 5-0 në favor të izraelitëve.

Tirana zhvilloi 45 minuta të para mjaft të mira në ndeshjen e sotme teksa Albi Doka, Reuben Acquah dhe Merveille Ndockyt treguan një formë të shkëlqyer duke dhuruar emocione me veprimet e tyre, por në minutën e 45-t sulmuesi Yunus Sentamu bëri një veprim antisportiv duke u ndëshkuar me karton të kuq.

Me një lojtar më pak, në pjesën e dytë Tirana u shpërfytyrua duke pësuar 3 gola. Schoenfeld në minutën e 50′, Yitzhaki në të 80-n dhe Rikan në të 86-n ishin autorët e golave. /minuta90.com/

Tirana-M. Tel-Aviv 0-3

Golat: Schoenfeld 50’, Yitzhaki 80’, Rikan 86’

Tirana (4-3-3): Lika, Doka, Wellyson (Berisha 78’), Turtulli, Hoxhallari, Karabeci, Daja, Acquah, Qilimi (Deliaj 64’), Ndockyt, Sentamu (në dispozicion: Bakaj, Nuri, Cake, Domgjoni, Halili) Tr: Ze Maria

M. Tel Aviv (4-4-2): Rajkoviç, Dasa (Spungin 62’), Tibi, Haim, Davidzada, Peretz, Yeini (Yitzhaki 73’), Golasa, Atzili, Cohen (Rikan 62’), Schoenfeld (në dispozicion: Tenenbaum, Filipenko, Azulay, Kjartansson) Tr: Jordi Cruyff

Gjyqtarë: Sandor Szabo, Zsolt Varga, Peter Kobor, Zsolt Szabo

Kartonë të verdhë: Doka 90’+2 / Davidzada 18’, Peretz 83’, Yitzhaki 90’+2

Kartonë të kuq: Sentamu 45’

S'KA KOMENTE

Comments are closed.