Tirana marrëveshje me klubin amerikan

0
SHPËRNDAJE

14917181_1778182169104564_8621279438740874216_o
Nga takimi mes krereve te klubeve

Një delegacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vizituar stadiumin “Selman Stërmasi”. Drejtues të Tiranës i kanë rezervuar një pritje miqësore përfaqesuesve të klubit Tormenta FC duke i ofruar fillimisht një guide në stadium dhe prezantuar më pas historikun dhe aktivitetin bardheblu.

Bashkëpunimi në sektorin e të rinjve dhe shkëmbimi i eksperiencës mes stafeve, kanë qenë dy pikat për të cilat është diskutuar dhe rënë dakort mes drejtuesve të Tiranës dhe klubit amerikan të Tormentas.

Gjatë këtij takimi të rëndësishëm u projektua një turne miqësor për ekipet e Akademisë në Tiranë e më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tormenta FC është nje klub i ri, i formuar vetëm një vit më parë dhe në turin Europian që drejtues të këtij klubi kanë zhvilluar këtë muaj, pas kontakteve me disa klube në Europë, kanë mbërritur në Shqipëri për të vizituar Tiranën.

Në përfundim të takimit, drejtues të Tiranës dhe Tormenta FC firmosën një kontratë miqësie dhe përcaktuan në axhendë takimin e rradhës në Statesboro, Georgia/tiranafk

S'KA KOMENTE

Comments are closed.