Tirana mbyll blerjet në merkato, ja kush mund të largohet

0
SHPËRNDAJE

Tirana e quan praktikisht të mbyllur merkaton. Edhe pse nuk mund të thuhet zyrtarisht, me Kenet Mugunën për mesfushën dhe Musa Muhamed për mbrojtjen, për bardheblutë skuadra është e kompletuar.

Kur njihet “fiksimi” për afrime në tregun e huaj, nuk priten më përforcime, pasi janë të kushtëzuar nga numri i të huajve. Sigurisht që, deri më datë 31 janar, nuk përjashtohen surprizat, megjithatë gjithçka varet nga daljet.

Në rast se plani i klubit rezulton i suksesshëm, pra shitet ndonjë prej lojtarëve që ata po negociojnë për ta larguar, rrjedhimisht do zëvendësohen. Hoxhallari, Doka, Ngoo dhe Maveje janë ata që janë vënë në “fokusin” e disa ekipeve të huaja.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU