Tirana me 4 rikthime ndaj Kukësit, dalin në shitje edhe biletat

0
SHPËRNDAJE

imageSuperiorja/ Skuadra e Tiranës ka zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Selman Stermasi” për të mbyllur përgatitjet në lidhje me ndeshjen ndaj Kukesit. Skuadra ka marrë udhëzimet e fundit nga trajneri Ilir Daja në fushën e blertë për t’u grumbulluar më pas në periferi. Skuadra dhe stafi kanë drekuar fillimisht sëbashku për diskutuar gjithashtu edhe për rëndësinë e ndeshjes së nesërme. Bardheblutë kanë rekuperuar për këtë ndeshje Dorjan Kerçikun, Olsi Teqjen, Erjon Vucajn dhe Elis Bakajn që rikthehen të luajnë nesër. Ndërkohë që Gilman Lika është mungesa e rëndësishme për këtë ndeshje pasi ka plotësuar numrin e kartonave të verdhë, ndërsa Masato Fukui do të jetë i gatshëm për nesër edhe pse gjatë javës është stërvitur i diferencuar.
Ndërkohë kanë dalë në shitje biletat e ndeshjes Tirana – Kukësi, një takim shumë i rëndësishëm për objektivat e skuadrës bardheblu por edhe asaj kuksiane. Kjo ndeshje do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 17:00 në stadiumin “Selman Stermasi”. Biletat për këtë përballje do të jenë në shitje tek biletaria pranë stadiumit.

imageJa çmimet e biletave
Tribuna D2/ D1/ C2 – 200 leke (te reja)
Tribuna E/ F/ G1/ G2/ C1 – 300 leke (te reja)
Tribuna A1/A2/B1/ B2/ – 500 leke (te reja)
Tribuna H1/H2 (sektori mik) – 300 leke (te reja)

S'KA KOMENTE

Comments are closed.