Tirana me “armiq” të brendshëm

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Ivan Gvozdenovic do të jetë ndihmëstrajneri më i ri tek Tirana. Ish mbrojtësi serb, që tashmë ka edhe një eksperiencë si ndihmëstrajner te Kukësi, do të jetë ndihmësi i Shkëlqim Muçës te bardheblutë. Kjo gjë ka bërë që të trazohen ujërat tek Tirana, dhe shkak për këtë gjë janë dy mbrojtësit lezhjanë Dritan Smajli dhe Erjon Dushku.

imageTë dy këta lojtarë u afruan te bardheblutë në këtë merkato verore, dhe duket se afrimi i Gvozdenovic mund të krijojë një situatë jo të mirë midis lojtarëve dhe serbit, për arsye se nuk kanë marrëdhenie të mira mes tyre. Smajli dhe Dushku janë përplasur shumë herë gjatë kohës që kanë qënë lojtarë të Kukësit me Gvozdenovic, madje disa herë edhe publikisht. Ka qënë Smajli ai që ka folur edhe në media për këtë gjë duke u shprehur se Ivan Gvozdenovic ishte ai që i kishte bërë “puçin” trajnerit Artim Shaqiri, dhe se trajneri tjetër Radanovic ishte një trajner noti.

Dushku (d) Smajli (m)
Dushku (d) Smajli (m)

Kanë qenë këto fjalë që kanë thyer marrëdhëniet e tyre. Tani lind pyetja se a mund të bashkëjetojnë të dy mbrojtësat lezhjanë te Tirana së bashku me zëvëndëstrajnerit serb, duke parë edhe problemet personale që ata kanë me njëri tjetrin? Tashmë duket se ujërat në kampin bardheblu nuk janë më të qeta, por mbetet për t’u parë se si do të administrohen ato nga drejtuesit e klubit kryeqytetas.

image

S'KA KOMENTE

Comments are closed.