Tirana me “lupë” në dorë, kërkohet një bomber

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Pasi ka blinduar mbrojtjen, duke afruar zyrtarisht plot katër të tillë, tani ekipi i Tiranës po mendon të forcojë edhe repartet e tjera. Drejtuesit dhe trajneri Muça tashmë janë vënë në kërkim edhe të një sulmuesi. Largimi i  Elis Bakajt dhe sezoni i dobët i zhvilluar nga Tomislav Bushic kanë bërë që tani tek bardheblutë të mendojnë afrimin e një sulmuesi tjetër.

Fatjon Sefa kur luante për Besën
Fatjon Sefa kur luante për Besën

Alternativa më e mundshme është emri i Fatjon Sefës, i cili është larguar nga Skënderbeu dhe tani është një lojtar i lirë. Sefa mund të ishte njeriu i duhur për sulmin e Tiranës, por drejtuesit bardheblu nuk duan të nxitohen dhe janë duke vëzhguar edhe disa sulmues të tjerë të huaj me anë të videove. Reparti i sulmit vërtet ka nevojë për një “bomber”, dhe trajneri Muça e do në ekip patjetër një të tillë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.