Tirana me mungesa, mbyll përgatitjet për derbin

0
SHPËRNDAJE

imageSuperiorja/ Skuadra e Tiranës ka mbyllur përgatitjet për derbin me Partizanin. Bardheblutë kanë zhvilluar sot seancën e fundit në “Skënder Halili” për t’u grumbulluar më pas në periferi të kryeqytetit.

Masato Fukui në stërvitje
Masato Fukui në stërvitje

Seanca e fundit stërvitore është zhvilluar pa praninë e tifozëve dhe mediave për të mos shpërqëndruar skuadrën para përballje me Partizanin, takim tepër i rëndësishëm për objektivin Europë.

Trajneri Ilir Daja ka punuar me lojtarët që pritet t’a nisin nesër nga minuta e parë dhe u ka dhënë sot porositë e fundit në fushë. Bardheblutë pavarësisht mungesave janë të motivuar për të fitoren e dëshiruar në shtëpi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.