Tirana me mungesa ndaj Flamurtarit

0
SHPËRNDAJE

Tirana shikon përpara dhe rastin më të mirë për të fshirë zhgënjimin e ndeshjeve të vitit 2017 e ka këtë fundjavë ndaj Flamurtarit. Vlonjatët vizitojnë stadiumin “Selman Stermasi” për t’u shkëputur nga Zona e Ftohtë, por situata nuk është aspak komode as në kampin bardheblu që kërkon të rigjejë fitoren pas 4 humbjeve rradhazi në kampionat. Ekipi kryeqytetas do të kërkojë ta kthejë situatën në favor edhe pse në takimin e kësaj fundjave trajneri Mirel Josa nuk do të ketë në dispozicion lojtarë të rëndësishëm. Sulmuesi Cisse dhe mesfushori Merveille nuk ishin të pranishëm në seancën stërvitore të së enjtes për shkak të problemeve fizike, ndërsa kjo seancë u drejtua nga ndihmësi i Josës, Ivan Gvozdenovic pasi numri 1 i stolit nuk ishte i pranishëm për çështje private.

Gjithsesi, përveç mungesave, në kampin bardheblu ka edhe lajme pozitive pasi mbrojtësi i djathtë Dorian Kërçiku rikthehet në stërvitje. Ai bashkë me Romuald u stërvitën të diferencuar dhe ritet të jenë të gatshëm për duelin ndaj kuqezinjve. Një tjetër mungesë e madhe për Josën do të jetë edhe mbrojtësi i majtë, Hoxhallari, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve. Pjesa tjetër e skuadrës u shfaq si përherë në orën 14:30 në kompleksin stërvitor “Skënder Halili” duke vijuar për rreth 90 minuta punën në prag të ndeshjes kundër Flamurtarit që do të heqë shumë pikëpyetje ndoshta edhe për të ardhmen e bardhebuve këtë sezon.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.