Tirana, më në fund zyrtarizon “regjisorin”

0
SHPËRNDAJE

Vazhdon vala e prurjeve të reja për Tiranën, që pas rikthemeve të Gilbertos dhe Muçës, sot ka zyrtarizuar afrimin e radhës. Bëhet fjalë për Erjon Vucajn, për të cilin “Minuta90” ka kohë që publikuar lajmin që negociatat ishin drejt konkretizimit, por vetëm sot është bërë gjithçka zyrtare. Akordi është gjetur shumë shpejt dhe mesfushori gjatë pasdites ka mbërritur në “Skender Halili”, i shoqëruar nga drejtori sportiv Devi Muka.
vucVucaj është një nga përforcimet e mëdha të premtuara nga presidenti Halili në fillim të merkatos së veres. Pa dyshim që cilesitë e tij shtojnë kualitetin në skuadër. Por mund të thuhet më në fund se Tirana ka gjetur njeriun, që do të organizojë lojën, gjë që i ka munguar sidomos vjet. Shumë shpejt do të bëhet dhe prezantimi i tij përpara mediave.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.