Tirana me shumë mungesa në sfidën deçizive ndaj Luftëtarit

0
SHPËRNDAJE

Superiorja / Ndaj Luftëtarit, Tirana luan ndeshjen më të rëndësishme të këtij sezoni. Vetëm fitorja u bën punë bardhebluve për tiu larguar zonës së rënies nga kategoria por përballë bluzinjëve do të zbresë në fushë një Tiranë e cunguar nga mungesat dhe me shumë probleme për shkak të dëmtimeve dhe skualifikimeve. Sikur të mos mjaftonte situata shumë delikate në renditje, me 24-herë kampionët që rrezikojnë ndjeshëm mbijetesën, në sfidën e rradhës ndaj Luftëtarit, Tiranës do ti mungojnë 3 lojtarë të rëndësishëm. Olsi Teqja, Marvin Turtulli dhe Erando Karabeci kanë plotësuar numrin e 3 kartonëve të verdhë dhe janë të skualifikuar për duelin me bluzinjtë.

Gafa e klubit të Tiranës me kapitenin Karabeci i cili u la pushim në sfidën me Korabin ndërkohë që nuk kishte plotësuar ende numrin e 3-të të verdhëve, ka shtuar dhimbjet e kokës për trajnerin Mirel Josa i cili duhet të sajojë formacionin për sfidën e rradhës, sidomos në mbrojtje aty ku mungon prej kohësh edhe Gentian Muca. Trajneri i bardhebluve ka shumë dilema se cilët do të jenë futbollistët që do të aktivizojë në repartin e prapavijës. Megjithatë për fatin e mirë të Josës, Albi Doka dhe Erjon Hoxhallari me shumë gjasa do të jenë të gatshëm për sfidën ndaj gjirokastritëve ashtu si edhe Asion Daja. Edhe sulmuesi nigerian Ede ka hedhur pas krahëve gjëndjen gripale dhe do të zbresë rregullisht në fushë. Ndaj Luftëtarit në Selman Stërmasi, Tirana, luan një sezon të tërë. Nëse nuk fitojnë ndaj gjirokastritëve bardheblutë do ta vështirësonin jashtëzakonisht misionin mbijetesë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU