Tirana mëson kundërshtarët maqedonas

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Nuk ndalet me kaq Tirana, pas fitores 2-1 me Mllados CD në Mavrove. Në axhendën bardheblu janë në program edhe tre takime te tjera për t’u zhvilluar në ditët përgatitore, takime te cilat janë konfirmuar me data. Kështu, nesër bardheblute kanë testin e radhës me skuadrën e Gostivarit, serish në fushën e Mavrovës. Edhe ky takim do të luhet në orën 17:30 dhe trajneri Muça do të ketë mundesi të testojë ndoshta një tjetër formacion, apo modul lojej.
tiroSfida e tretë në program është përcaktuar të luhet me skuadrën e Shkupit. Njësoj si një vit më parë, bardheblutë do të përballen me skuadrën që këtë sezon do të luaëj ëe Superligen e Maqedonisë. Sërish është caktuar të luhet në Mavrovë, të merkurën, ora 17:30. Ndeshja e fundit në axhende është ajo me skuadrën maqedonase të Pelisterit. Ky takim do të zhvillohet ditën e shtunë të javës së ardhshme që përkon edhe me ditën e fundit të përgatitjeve që Tirana ka programuar jashtë Shqipërisë. Ndeshja do të zhvillohet në Strugë, teksa orari mbetet për t’u konfirmuar.

Te shtunen 25 korrik ora 17:30
Gostivari – KF Tirana
Te merkuren 29 korrik ora 17:30
FK Shkupi – KF Tirana
Te shtunen 1 gusht ne Struge
Pelisteri – KF Tirana

S'KA KOMENTE

Comments are closed.