Tirana: Mjaft e pritëm! Morina s’bën më pjesë në planet tona

0
SHPËRNDAJE

moMegjithëse ka ditë që ka ardhur prishja, vetëm sot Tirana ka konfirmuar largimin e Mario Morinës. Madje duke e konsideruar edhe jashtë planeve për sezonin e ri. Sipas një njoftimi të nxjerrë në faqen zyrtare të Facebook-ut, “sulmuesi ka refuzuar te paraqitet në stërvitje prej një jave dhe nuk ka kthyer përgjigje për të ardhmen e tij. Pasi ka shkelur afatet e vendosura nga klubi, përfundimisht nuk është më në planet e Tiranës për sezonin e ri”.

Në fakt duket se Tirana ka pasur një fare shprese se mos Morinës do t’i prishej mendja për t’u rikthyer. Të paktën këtë kanë bërë të kuptohet, me fjalët: “Klubi është treguar bashkëpunues dhe tolerant ndaj sulmuesit duke e konsideruar si pjesë të shtëpisë bardheblu, prandaj ka pritur kthimin e tij në skuadër. Në këto kushte, Morina përfundimisht nuk do të jetë pjesë e bardhebluve për sezonin 2015-2016. KF Tirana e falënderon sulmuesin për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në karrierën e tij”, thuhet në njoftimin zyrtar të bërë nga bardheblutë, që më parë kishin zyrtarizuar edhe të një tjetër lojtari si Dorian Kërçiku. Të dy lojtarët e larguar nga Tirana pritet të gjejnë vend te Flamurtari, aty ku pritet që çdo të gjë të finalizohet brenda këtyre ditëve.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.