Tirana mohon çështjen Kavdanski

0
SHPËRNDAJE

86359_martin_kavdanski_1
Martin Kavdanski

Tirana sqaron opinion sportiv me kete  deklarate:

“KF Tirana deshiron te sqaroje tifozet dhe opinionin publik per nje çeshtje te publikuar sot ne media. Asnje rrezik nuk i kanoset te tashmes apo te ardhmes se klubit. Detyrimi ndaj futbollistit Martin Kavdanski eshte likuiduar ne kohe. Detyrimi financiar ndaj futbollistit bullgar ka qene vetem 5 mije euro, shifer e cila eshte derdhur ne llogarine e tij bankare e me pas eshte bere dhe njoftimi perkates prane FIFA-s dhe Federates Shqiptare te Futbollit.

KF Tirana fton tifozet te presin me optimizem sezonin e ri qe do te jete absolutisht me i bukur dhe premtues se viti qe lam pas. Klubi ne muajt e fundit ka likuiduar shifra shume te medha borxhesh te trasheguara dhe i ka dhene zgjidhje problemeve madhore duke mos lejuar asnje penalitet. Puna e bere nuk mund te perbaltet nga askush. Ne ditet e ardhshme do te publikohen çeshtjet qe kane marre zgjidhje per te vijuar normalisht punen per sezonin e ri”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.