Tirana-Morina, ende s’ka akord mes tyre

0
SHPËRNDAJE

Mario Morina duke firmosur kontratën bardheblu
Mario Morina duke firmosur kontratën bardheblu

Superiorja/ Sulmuesi i Tiranës, Mario Morina nuk u paraqit të martën në seancën e parë stërvitore me ekipin bardheblu. Kjo gjë ndodhi për arsye se mes palëve ende nuk është arritur asnjë akord për të ardhmen. Burime pranë “Minuta90” bëjnë të ditura se lojtari në fjalë kërkon pagat e prapambetura nga Tirana dhe për këtë shkak ai ende nuk ka vendosur të ardhmen e tij. Mario Morina nuk dëshiron të hedhë firmën në kontratën e re pa u likujduar më parë lekët që ai ka për të marrë tek 24 herë kampionët. Gjithashtu Flamurtari ka shfaqur interes për sulmuesin.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.