Tirana mund Luftëtarin dhe mbetet në lojë, mbijetesa vendoset në javën e fundit

0
SHPËRNDAJE

Tirana i largohet përkohësisht vendit të parafundit në Kategorinë Superiore, por për të mbijetuar, do t’i duhet medoemos të marrë tri pikët në Shkodër në javën e fundit për të mos rrezikuar rënien.

Në një ndeshje të paraprirë nga akuzat për manipulime përballë Luftëtarit, bardheblutë kanë dominuar dhe kanë marrë tri pikët me meritë në fushën e lojës përballë gjirokastritëve që rrallëherë u shfaqën para portës së portierit Ilion Lika. /minuta90.com/

Tirana-Luftëtari 2-0

Golat: Edeh 44’, 85’

Tirana (4-3-2-1): I. Lika, Kërçiku, Doka, Cake, Hoxhallari, Daja, Ndockyt, Acquah, Taku, Nkounkou (G. Lika 42’), Edeh Tr: Mirel Josa

Luftëtari (4-2-3-1): Ruçi, Liçaj, Boyom, Beqiri, Rapa, Aleksi, Brahimaj (Mutumane 46’), Rroca, Bengui (Zogaj 75’), Bregu, Reginaldo Tr: Mladen Milinkoviç

Gjyqtarë: Kridens Meta

Kartonë të verdhë: Brahimaj 23’, Beqiri 33’, Aleksi 47’

S'KA KOMENTE

Comments are closed.