Tirana ndërhyn për borxhet, Teqja rikthehet i gatshëm

0
SHPËRNDAJE

olsiTOlsi Teqja ka zgjidhur problemin në lidhje me borxhet e prapambetura, për të cilat ishte pezulluar nga Disiplina. Futbollisti ka patur disa detyrime ndaj klubit te Bylisit, që bënë të mos luante në ndeshjen e fundit. Mirëpo, me ndërhyrjen e klubit bardheblu, futbollisti ka arritur të gjejë zgjidhjen e shumëpritur. E tashmë, duke nisur që nga ndeshja e nesërme përballë Erzenit në Kupën e Shqipërise (luhet në ‘Skënder Halili’), ai do të rikthehet të jetë i gatshëm për trajnerin Muça. Kështu, pas Dritan Smajlit edhe Teqja ka lënë prapa krahëve problemet e së shkuares për të vijuar normalisht aventurën me bardheblutë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.