Tirana në pikiatë, kupa shpresa e vetme

0
SHPËRNDAJE
loading...


Tirana ndodhet në një situat tepër kritike, pas humbjes së fundit kundër Vllaznisë tani rrezikon edhe mbijetesën. Ndonëse në ambientin bardheblu nuk e pranojnë, diferenca me dy vendet e fundit është shumë e vogël. Në 2017-tën 24 herë kampionët nuk kanë regjistruar asnjë fitore në kampionat dhe nëse vazhdojnë më ketë ritëm situata mund të përkqësohet akoma edhe më shumë. Shpëtimi i vetëm për të besuarit e Mirel Josës është suksesi në Kupën e Shqipërisë. Ky trofe është objektivi i vetëm dhe ai që mund të bëjë që të mos mbyllet një tjetër sezon i dështuar.

Akti i parë do të zhvillohet të mërkurën në orën 16: 00 në “Zeqir Ymeri”, në letër diferencat janë të mëdha mes ekipeve, por fusha mund të vërtetojë të kundërtën. Besëlidhja ishte skuadra që donin të “peshkonin” edhe Teuta me Skënderbeun por goglat folën për bardheblutë. Josa në seancat stërvitore po aplikon modulin që bëri historinë me Skënderbeun, edhe pse i mungojnë kualitetet për ti vën në jetë idet e tij. Me 4-4-2 tekniku i bardhebluve synon të shënoj që në ndeshjen e parë, për të qenë më pranë kualifikimit. Ndonëse Besëlidhja militon në kategori inferiore, Josa e vlerëson kundërshtarin dhe ka kërkuar nga të tijët përqëndrim maksimal për të dal me rezultat pozitiv.

Rruga që ka bërë Besëlidhja për të mbërritur deri në gjysmëfinale meriton respekt pasi ka eliminuar dy skuadrat pretendente për ta fituar trofeun. Në fillim Partizanin dhe më pas Flamurtarin, që ndonës investon shumë ne merkato sërish dështon. Josa e di mjaft mirë këtë fakt, ndaj në fushë do të hedh lojtarët më në formë për të hedhur një hap të rëndësishëm drejt finales.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.