Tirana në sulm për talentin e Luftëtarit

0
SHPËRNDAJE

Kristal Abazaj është një nga talentet e spikatur të Luftëtarit. Ai së bashku me Dejvi Bregun, janë në qendër të vëmedjes, por kontratat në fuqi me klubin gjirokastrit nuk i lejojnë ekipet e tjera t’i “rrëmbejnë”. Tirana e Mirel Josës, është interesuar së fundmi për shërbimet e tij. Minuta90.com zbulon se trajneri Mirel Josa, e ka në listën e tij mesfushorin këmbëshpejtë. Gjithsesi, nuk janë vetëm bardheblutë që kërkojnë shërbimet e 20-vjecarit, pasi edhe klube të tjera elitare kanë shfaqur interes për të, por është presidenca e Luftëtarit që vendos të largoj apo jo lojtarin për arsye përfitimi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.