Tirana nis përgatitjet anti-Partizani

0
SHPËRNDAJE

Skuadra e Tiranës ka nisur ditën e sotme përgatitjet për ndeshjen e rradhës, atë ndaj Partizanit që do të luhet ditën e hënë në orën 18:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Nga sa mësohet, ekipi është vendosur i plotë, duke përfshirë edhe mesfushorin Asion Daja që u dëmtua në ndeshjen ndaj Kukësit, nën urdhrat e trajnerit Mirel Josa që do të ketë katër ditë në dispozicion për ta përgatitur këtë takim.

Për sfidën ndaj të kuqve pritet që të ketë shumë rikthime kryesore siç janë ato të mbrojtësve Dorian Kërçiku, Gentian Muça dhe Olsi Teqja. Të tre mbrojtësit kanë lënë pas dëmtimet që kishin, dhe tashmë do të jenë të gatshëm ndaj rivalëve të tyre më të mëdhenj. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.