Tirana, një fitore standarte ndaj Teutës (Video)

0
SHPËRNDAJE

Tirana – Teuta 2-0image

Golat: Bakaj 3′, Karan 29′

Tirana: Frashëri, Smajli, Karan, Muça, Hoxhallari, Teqja, Karabeci, Lika, Vucaj, Fukui, Bakaj. Trajner: Sh. Muça.

Teuta: Rizvani, E. Hoxha, A. Hoxha, Lukiç, Kotobelli, Mihani, Hodo, Kuka, Dita, Musta, A. Magani. Trajner: G. Magani.

Gjyqtarë: Kridens Meta, Denis Rexha, Gernat Qirici (Tirane)

Superiorja/ Ekipi i Tiranës është rikthyer tek fitorja, teksa ka marrë një sukses mjaft me rëndësi teksa ka mposhtur në “Qemal Stafa” ekipin e Teutës me rezultatin 2-0. Të dy golat u shënuan në pjesën e parë dhe kanë si autor Elis Bakajn (Muca?) dhe mbrojtësin serb Dejan Karan. Një pjesë e parë e shkëlqyer nga ana e bardhebluve që edhe mund të kishin shënuar dhe më shumë në këtë pjesë. Ndërkohë ekipi i Teutës ishte i pafuqishëm përballë Tiranës, duke u dorëzuar pa kushte. Fitorja ka ardhur nga goditja standarte, dy golat e shënuar të bardhebluve erdhën në këtë mënyrë teksa edhe portieri Rizvani pikërisht për këtë arsye ka lënë fushën e blertë.

Pjesa e parë

Nis menjëherë me gol ndeshja, teksa bardheblutë kalojnë në avantazh. Një goditje dënimi e ekzekutuar nga Bakaj dhe që shkon në formë krosimi në zonë, përfundon në rrjetë edhe pse ka dyshim për prekje nga Gentian Muça. 1-0 dhe ekipi i drejtuar nga Shkëlqin Muça çlirohet duke dalë në lojën e tyre më të mirë. Sulmet e tyre vazhdojnë dhe Teuta më tepër mbrohet. Në minutën e 29′ do të ishte mbrojtësi Dejan Karan që do të dyfishonte rezultatin, duke i dhënë akoma më shumë siguri Tiranës. Bardheblutë duken në formë mjaft të mirë teksa durrsakët janë të pafuqishëm përballë tyre, por rastet për të besuarit e Maganit nuk kanë munguar, por Stivi Frashëri është treguar i saktë në ndërhyrjet e tij. Me këtë avantazh të dyfishtë mbyllet edhe pjesa e parë.

Pjesa e dytë

Edhe fraksioni i dytë i lojës nis mirë për bardheblutë, të cilët vihen në kérkim të golit të tretë dhe të sigurisë. Sulmet e tyre vazhdojnë, por nuk arrijnë të gjejnë dot rrugën e rrjetës. Edhe Teuta mundohet të reagojë duke krijuar raste për shënim, por e ka të vështirë të çajë mbrojtjen e Tiranës. Por loja e të besuarve të Maganit ka rritje në pjesën e dytë. Muça jep udhëzimet e tija, dhe ekipi fillon të administrojë ndeshjen. Deri në fund të takimit nuk do të kishte ndryshim rezultati, teksa Tirana merr fitoren e dytë në këto pesë javë kampionat, ndërsa Teuta merr humbjen dytë por ka edhe 3 fitore që e rendisin 1 pikë më shumë se bardheblutë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.