Tirana pa Gilberton dhe Smajlin, Flamurtari bllokon ish-lojtarët

0
SHPËRNDAJE
Loading...

11745809_1606915249564591_8033606200367371543_n

Duket se telashet s’kanë të sosur për skuadrën bardheblu. Dy lojtarët e saj, pikërisht Gilberto Fortunato dhe Dritan Smajli janë bllokuar nga ish-klubi i tyre Flamurtari pas seancave gjyqësore në Dhomën e Zgjidhjeve të Konfliekte pranë FSHF. Minuta90.com siguron informacione se dy lojtarët kanë problem dokumentacioni dhe financiare me ish-klubin e tyre.
Kujtojmë se Gilberto është aktivizuar fazën e parë të sezonit të kaluar në rradhët e Flamurtarit për tu larguar në pas për një aventurë në Korenë e Jugut.
Ndërkohë që Smajli kohë më parë firmosi me Flamurtarin dhe më pas është larguar duke qenë i akuzuar nga vlonjatët për mos kthimin pas të pagesës KESH në momentin e firmës. Asokohe presidenca vlonjta udhëhiqej nga ish-Kryetari i Bashkisë, Shpëtim Gjika.

11846758_1612084895714293_5015993257902524425_nDy lojtarët në fjalë më shumë mundësi mund të mos aktivizohen në ndeshjen e parë ndaj Tërbunit. Gjithsesi, lajmi pritet të bëhet zyrtar në orët në vazhdim, pasi ende s’kemi një konfirmim nga organet kompetente për këtë problem midis palëve.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.