Tirana pa mbrojtje ndaj Tërbunit

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Skuadra e Tiranës me të vërtetë ka qenë shumë e pafat këtë sezon kur bëhet fjalë për mungesat. Bardheblutë e Ilir Dajës vijojnë të kenë sërish probleme me dëmtimet, por edhe për kartonët. Ndaj Tërbunit, skuadra e Tiranës do të vuajë disa mungesa të rëndësishme në repartin e prapavijës.  Të dëmtuar vijojnë të jenë dy qëndërmbrojtësat Gentjan Muça dhe Dejan Karan. Ndërkohë shqetësime ka shfaqur edhe Olsi Teqja pas dëmtimit që pësoi në fytyrë duke bërë që trajneri Daja të mos ketë mundësi zgjedhje në prapavijë.

Skuadra e Tiranës gjatë një seance stërvitore
Skuadra e Tiranës gjatë një seance stërvitore

Por veç dëmtimeve bardheblutë do të vuajnë edhe mungesën e Dorian Kërçikut për arsye kartonësh. Ndërkohë që i vetmi lojtar që u përdor si qëndër mbrojtës në ndeshjen e fundit, Argjend Malaj, ka pësuar gjithashtu një dëmtim muskular që do t’a mbajë jasht fushave për ndeshjen ndaj Tërbunit. Tirana ka mbetur e gjysmuar në repartin e mbrojtjes, teksa nuk dihet se çfarë masash do të marrë trajneri Daja,

S'KA KOMENTE

Comments are closed.