Tirana pa mbrojtjës kundër Teutës

0
SHPËRNDAJE

Dritan Smajli duke lënë fushën e lojës i dëmtuar
Dritan Smajli duke lënë fushën e lojës i dëmtuar

Superiorja/ Skuadra e Tiranës do të luajë e cunguar në mbrojtje në ndeshjen ndaj Teutës. Tek bardheblutë vijon ende mallkimi i dëmtimeve, teksa trajneri Daja nuk e ka patur thuajse asnjëherë të gjithë grupin të gatshëm. Për sfidën ndaj durrsakëve do të mungojë Dritan Smajli, i cili në ndeshjen ndaj Skënderbeut ka lënë lojën para përfundimit për shkak të një dëmtimi muskular. Mungesa e tij në ndeshjen e rradhës është e konfirmuar, por lojtari sot do të kryej edhe kontrollet mjekësorë, teksa dëmtimi nuk duket i lehtë. Ndërkohë e sigurtë është edhe mungesa e mbrojtesit të majtë, Erjon Hoxhallari që ka plotësuar numrin e kartonave të verdhë dhe për këtë takim do të jetë i pezulluar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.