Tirana pa trajner, largohet Josa

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Mirel Josa nuk është më trajner i Tiranës, gjë që pritej në fakt dhe tashmë ka ndodhur.

Vetë trajneri kryeqytetas e ka konfirmuar diçka të tillë në “Supersport”, madje ka hequr dorë edhe nga detyrimet që klubi ka ndaj tij.

Kështu Tirana duhet të gjejë një tjetër trajner për të ardhmen, ndërkohë që pritet që sot skuadra të zbresë në fushën e blertë.

Presidenti Halili do të ketë punë për t’i vendosur stafit të ri teknik një skuadër cilësorë për kupat e Europës, pasi janë larguar lojtarë të rëndësishëm si Teqja dhe Taku, ndërkohë që Muça zor se do të bëhet për përballjet evropiane.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.