Tirana “pastron themelet”, shlyhen borxhet e lojtarëve

0
SHPËRNDAJE

 tirana

Në faqen zyrtare të Tiranës është bërë me dije se sot është finalizuar puna e palodhshme e klubit duke ndjekur çështjet të vecuara nga njëra tjetra dhe duke I dhënë më pas një zgjidhje të menjëhershme për të shmangur pasojat negative.

Bëhet fjalë për procesin e likuidimeve të një numri të madh borxhesh të prapambetura. KF Tirana prej ditësh kishte nisur këtë proces që mori zgjidhjen e duhur, më të mirën dhe të premtuar nga president Halili.

198mijë euro janë derdhur në llogaritë e futbollistëve duke shmangur penalitetet që I kanoseshin klubit nga FiFA dhe UEFA. Tirana ka ulur ndjeshëm numrin e borxheve dhe sipas faqes zyrtare të saj pritet që shumë shpejt ky borxh të zerohet për të rikthyer normalitetin në skuadër dhe për të vijuar punën me objektivat e tyre.

deklarata tirana (2)

S'KA KOMENTE

Comments are closed.