Tirana përjashton Erion Dushkun

0
SHPËRNDAJE

imageSuperiorja/ Ajo që pritej të ndodhte tek Tirana, tashmë ka ndodhur. Pas vendimit për pezullimin pa afat të mbrojtësit Erion Dushku, K.F Tirana ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me lojtarin. Shkak për këtë gjë është bërë incidenti i ndodhur në Mavrovë, ku lojtari goditi fizioterapistin e skuadrës.

Kjo sjellje nuk është toleruar aspak nga drejtuesit, të cilët kanë marrë edhe vendimin ekstrem. Ky vendim i është komunikuar sot zyrtarisht edhe mbrojtësit Dushku, dhe tashmë ekipi bardheblu është vënë në kërkim të një tjetër mbrojtësi për të plotësuar vënin e lënë bosh nga lezhjani.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.