Tirana përmbys Tërbunin me Likën e Fukui

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Tërbuni – Tirana 1-2
Golat: Malindi 24′ /Lika 40′, Fukui 71′
Terbuni: Haxho, Rexha, Brahja, Lila, Danaj, Gerxho (Tushe), Gazvazaj, Mone, Karapici, Malindi, Dhrami; Trajner: Trajner: Samuel Nikaj.
Tirana: Frasheri, Smajli, Muca, Bulku, Gerxhaliu, Teqja, Karabeci, Fukui, Lika (Kërçiku), Vucaj (Sefa), Gilberto. Tr.Sh.Muça
Gjyqtar: Bardhyl Pashaji
Kartonë të verdhë: Danaj, Peqin, Gilberto, Karabeci

tiranaTirana bën detyrën me vështirësi në premierën zyrtare të sezonit, përballë një Tërbuni që si për debutim mes superiorëve, bëri paraqitje për t’u lavdëruar. Arriti të shënojë madje i pari me Malindin, por përvoja, fati dhe cilësia më e lartë e bardhebluve, kanë bërë diferencën në favor të të ardhurve nga kryeqyteti. Skuadra e Muçës është vënë re qartë se nuk ka ende atë harmonizmin e duhur, përderisa shumë lojtarë kanë vetën pak javë që luajnë. Pukjanët kanë vënë në fushë mjaft dëshirë e vullnet, por ka qenë e pamjaftueshme përderisa janë ndëshkuar dy herë nga Gilman Lika e japonezi Fukui, protagonist edhe në golin e parë me një top të lëshuar në limit nga fundorja. Ishin pikërisht elementët cilësor që i dhanë këtë sukses bardhebluve të përmirësuar disi në pjesën e dytë, përderisa është vënë re se ende nuk ka një organizim të mirëfilltë dhe Muça ka ende shumë punë. Po ashtu edhe Tërbuni, për të cilin kampionati nuk mund të jetë kundër…Tiranës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.