Tirana “plas vape”

0
SHPËRNDAJE


Kategoria e Parë/ Trajneri Ze Maria po ua merr shpirtin lojtarëve të Tiranës në stërvitje. Nuk është fjala thjesht për një stërvitje me ngarkesë të lartë fizike në këtë rast më shumë se për rrethanat, ku është zhvilluar seanca e sotme.

Tirana është stërvitur edhe gjatë paradites dhe futbollistëve në fund të seancës gati u kishte rënë “të fiktë” nga vapa. Temperaturat këto ditë në kryeqytet janë shumë të larta, gati 40 gradë, aq më tepër në një ambient të ekspozuar në diell. Por nuk ka zgjidhje tjetër, trajneri Ze Maria nuk bën kompromis me punën e tij dhe i qëndron strikt programit që ka hartuar. Ditë të vështira.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.