Tirana, plotë 700 milion lekë të ardhura

0
SHPËRNDAJE

Tirana / Një klub futbolli duhet trajnuar si biznes dhe nëse krahas të ardhurave financiare merr edhe rezultate sportive, atëherë presidentët e klubeve mund të gëzojnë.

Kemi parë plot “bosa” klubesh të shkrijnë pasuritë e tyre në një klub futbolli, por ky është shembulli i duhur për t’u ndjekur. Pasioni është i rëndësishëm, por shpesh të çon në dështim.

Tirana ka provuar plot dështime, teksa ka afruar futbollistë të cilëve u ka ofruar oferta të majme, ndërkohë që edhe sot ua paguan pagat. Gjithsesi, keqmenaxhimi i së shkuarës histori e vjetër.

Tashmë në klubin bardheblu po mendojnë seriozisht të ndryshojnë dhe sezoni i kaluar ka sjellë goxha të ardhura, plot 700 milionë lekë. Duke shtuar edhe 400 milionët e bashkisë, klubi mund të ketë ndoshta edhe një bilanc pozitiv.  Më poshtë janë të renditura hyrjet në buxhetin e klubit bardheblu:

Të ardhurat e Tiranës

Europa – 284 milionë lekë
Biletat – 100 milionë lekë
Sponsorët – 100 milionë lekë
E drejta televizive – 91 milionë lekë
Stadiumi – 60 milionë lekë
Kupa e Shqipërisë – 50 milionë lekë
Fair Play – 15 milionë lekë

S'KA KOMENTE

Comments are closed.