Tirana pret biletën për në finale. Zgjidh gjithçka që në pjesën e parë

0
SHPËRNDAJE
loading...

Dueli i sotëm mes Tiranës dhe Besëlidhjes në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë ishte mjaft i veçantë. Nga njëra anë ishte Tirana, e cila te Kupa sheh shpëtimin për një tjetër sezon të dështuar. Ndërsa nga an tjetër është Besëlidhja, e cila me një kualifikim të mundshëm në finale, do të hynte në historinë e futbollit shqiptar.

Rezultati 1-1 i sfidës së parë sigurisht që avantazhonte ekipin kryeqytetas i cili për më tepër luan në fushën e vet ndeshjen e kthimit. Por përballë lezhjanëve që nuk kanë çfarë të humbasin, sigurisht që kalimi në finale nuk parashikohet të ishte i thjeshtë.

Ndeshja nisi e barabartë me dy skuadrat që studionin njëra tjetrë deri në minutën e 24 kur Merveil futet në zonë dhe fiton një penallti mes protestave të futbollistëve lezhjanë. Taku nuk gabon nga pika e bardhë dhe realizon golin e avantazhit për ekipin e tij.

Tirana nuk ndalet dhe në minutën e 40-të Goditje dënimi perfekte nga e djathta e Karabecit, Hoxhallari devijon me kokë dhe topi ndalet në rrjetën e portës së skuadrës lezhjane. 2-0 dhe kualifikim thuajse i hipotekuar për Tiranën.

Pjesën e dytë Tirana kontrollon lojën duke u munduar të mbyllë hapsirat për kundërshtarin të cilit i duhen dy gola.

Tirana kalon në finale ku do të ketë përballë Skënderbeun në luftë për dy fronte.

Tirana-Besëlidhja 2-0

Golat: Taku (pen) 24’, Hoxhallari 40’

Tirana (4-3-2-1): I. Lika, Doka, Teqja (Cake 64’), Turtulli, Hoxhallari, Karabeci, Acquah, Ndockyt, Taku (Halili 55’), Nkounkou (Daja 77’), Edeh Tr: Mirel Josa

Besëlidhja (4-4-2): Demi, Smajli, Dibra, Semina (Kastrati 46’), Ndreca, Karakaçi (O. Camara 73’), Hepaj, Sidibe, Camara, Ajazi (Përgjoni 56’), Marashi Tr: Alban Bruka

Gjyqtarë: Laver Alla

Kartonë të verdhë: Teqja 45’ / Sidibe 23’, Dibra 38’

S'KA KOMENTE

Comments are closed.