Tirana, pushimi dy javor erdhi në momentin e duhur

0
SHPËRNDAJE

Skuadra e Tiranës në stërvitje
Skuadra e Tiranës në stërvitje

Superiorja/ Fati i keq ka e përndjekur Tiranën në periudhën e fundit në kampionat. Dëmtime të shumta kanë reduktuar ndjeshëm numrin e alternativave për trajnerin Ilir Daja. Ndërprerja e kampionatit pas përfundimit të fazës së tretë vjen në momentin e duhur. Tirana do të ketë mundësi të rekuperojë disa nga lojtarët e dëmtuar dhe të rikthejë në formën e tyre më të mirë disa lojtarë që kanë luajtur me injeksione në ndeshjet e fundit. Gentjan Muça dhe Dejan Karan po mbyllin ditët e fundit të terapisë rekuperuese dhe stërvitjes individuale për t’u rikthyer pranë skuadrës në stërvitje.

Skuadra e Tiranës gjatë një seance stërvitore
Skuadra e Tiranës gjatë një seance stërvitore

Argjend Malaj, Masato Fukui, Dorian Kërçiku dhe Elis Bakaj, lojtarë të cilët në ndeshjen e fundit kanë luajtur me injeksione për të duruar dhimbjet, do të rekuperohen plotësisht ditët në vazhdim. Ndërkohë Olsi Teqja pritet të mbetet jashtë skuadrës në dy javët e ardhshme për shkak të një frakture të pësuar në hundë. Megjithatë, futbollisti bardheblu sapo të kalojë ditët e traumës së shkaktuar do të rikthehet në fushën e lojës me maskë. Faza e tretë e kampionatit do t’a gjejë Tiranën me një skuadër të plote.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.