Tirana sërisht gjyq në FIFA, këtë rradhë me Panathinaikos

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Ekipi i Tiranës duket se nuk ndahet dot nga problemet e borxheve. Pasi humbi gjyqin ndaj ish-punëtorëve tashmë klubi bardheblu do të ketë një gjyq edhe përballë ekipit të Panathinaikos. Këtë rradhë çështja do të jetë për transferimin e lojtarit Ilir Kastrati, i cili në 2013 u transferua tek Tirana nga ekipi grek. Ekipi i Panathinaikos kërkon që të paguhen detyrimet që klubet i detyrohen njëra-tjetrës pasi lojtari Kastrati është element i dalë nga akademia e klubit grek.
image
Sipas lajmit të botuar në Panorama Sport, tashmë çështja është ne FIFA dhe ekipi i Tiranës duket se do të vazhdojë problematikën me borxhet e saj. Shumë ish lojtarë bardheblu kanë fituar gjyqet ndaj ish ekipit të tyre, dhe tani janë në pritje të marrin pagat e prapambetura, teksa një pjesë e tyre i kanë marrë tashmë. Borxhet e klubit bardheblu e kalojnë shifrën e mbi 1 mln euro.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.